Report TV - Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, debate në Komisionin e Ekonomisë
  • 4 years ago
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ditën e sotme ka patur debate për disa çështje, veçanërisht për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme.

Në këtë debat janë përfshirë kreu i Komisionit, Arben Ahmetaj dhe deputet i Ballit Kombëtar Artur Roshi njëherazi kryetar i Bashkisë së Krujës.

Në diskutim e sipër Ahmetaj u shpreh se projektligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme ka thënë se projektligjin e ka propozuar vetë Artur roshi, po ky i fundit i është kthyer duke i kërkuar të mos bëjë ironi

Ahmetaj ndër të tjera tha se qytetarët kanë të drejtë ta rivlerësojnë apo jo pasurinë e tyre. Sipas tij rivlerësimi 3% është normal.  

Arben Ahmetaj: Qetësohu, mos bëj sherr kot se nuk të shkon.

Artur Roshi: Niko, boll Niko, ik se të dëgjuam.

Arben Ahmetaj: Do ta drejtosh komisionin tani.

Artur Roshi: Propozimin e keni bërë ju, çoje për votimin tani.

Arben Ahmetaj: Po nuk ka rëndësi. Zoti deputet, këtë e di unë, ti po të duash ik, po deshe rri. Ti ke detyrën tënde.

Artur Roshi: Jo mo se nuk e di vetëm ti, se ti deputet si mua je.

Arben Ahmetaj: Po, patjetër por nismën e kam bërë unë. 

Artur Roshi: Po, patjetër vazhdo

Arben Ahmetaj: Po ti pse ndërhyn?

Artur Roshi: Ç?punë ka ai këtu, nismën e ka bërë deputeti.

Arben Ahmetaj: Më fal, e ka thirrur komisioni.
Recommended