Report TV - Goditja e ekonomisë nga COVID, Sejko: Më e forta e dy dekadave të fundit!
  • 4 years ago
Në një deklaratë për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se për shkak të pandemisë ekonomia shqiptare do të pësojë tkurrjen më të madhe ekonomike në këto 2 dekada. Sejko tha se sistemi bankar është shumë I ndërgjegjshëm për rolin e tij në këtë situatë të jashtëzakonshme dhe për këtë bankat pranuan moratoriumin për shtyrjen e kredisë. Në lidhje me garancinë sovrane është një paketë fantastike por zbatimi I saj po bëhet ngadalë pasi duhen interpretuar proceset për të vazhduar me pagesën e pagave. Ai tha se numri i aplikimeve është dyfishuar që nga java që shkoi dhe mendoj se do të shohim efektin e parë për pagesën e pagave në fund të muajit maj

?Përhapja ë pandemisë masat e kujdesit kanë sjell një rënie të kërkesës për mallra dhe shërbime dhe tkurrje të prodhimit. Ekonomia pritet të pësojë një rënie të fortë që nuk i kemi përjetuar dy dekadat e fundit , rritje të papunësisë dhe ulje të konsumit. Rënia e të ardhurave, përkeqësimi i likuiditetit do të përkeqësojnë stabilitetin financiare. Masat kërkojnë përgjigje koherente. Stimujt fiskal dhe monetar janë instrumente kryesore për të nxitur kërkesën agregate dhe likuiditetin në ekonomi. Kemi marrë masa për të furnizuar me para ekonominë duke iu përgjigjur kërkesës në rritje për para. Kemi hequr kufijtë sasior për të marrë hua për likuiditet tek bankat. Deri më tani kanë përfituar 20 mijë biznese nga shtyrja e pagesës së kësteve të kredisë, dhe janë shtyrë mbi 2 mld euro kredi. Biznesi duhet të jetë i kujdesshëm dhe përballja me këtë krizë do të jetë në përmasa ekzistenciale?, tha Sejko.
Recommended