Report TV -Rivlerësimi i pronave shtyhet në fund të janarit, do të bëhet online
  • 4 years ago
Mungesa e një udhëzimi dhe një VKM, po bëhet shkak që procesi i rivlerësimit të banesave të mos fillonte në 14 janar por në muajin shkurt. Sipas informacioneve të marra në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, fillimi i zbatimit të këtij ligji është kompleks dhe se Ministria e Financave dhe Kadastra kanë afat deri në 1 muaj për të nxjerrë një udhëzim të përbashkët për të shprehur në mënyrë konkrete se cfarë kriteresh duhen përmbushur për të bërë rivlerësimin. Deri më tani pranë zyrave të ekspertëve vlerësues është dërguar një listë me dokumente që duhet të dorëzojnë ata pronar që kanë te hipotekuar banesën e tyre.
Recommended