Buxheti 2020/ Denaj në Komisionin e Ekonomisë: Rritja ekonomike e vitit të ardhshëm do të jetë 4.1%
  • 4 years ago
Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Ekonomisë dhe Financave, ku është bërë prezantimi nga Ministria e Financave për Buxhetin e vitit 2020.

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka deklaruar se rritja ekonomike e vitit të ardhshëm 2020 do të jetë 4.1% dhe do ndihmohet nga konsumi i brendshëm.

"Rritja ekonomike e vitit të ardhshëm do të jetë 4.1% dhe do ndihmohet nga konsumi i brendshëm. Synojmë të hapim 35 mijë vende pune. Investimet do të jenë në nivelin e 4.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto" ka thënë ministrja Denaj.

Ndërkohë Denaj ndër të tjera ka theksuar se Borxhi publik në vitin e ardhshëm do zbres në nivelin 62.2%, ne vitin 2021 do zbres në 59% dhe në vitin 2022 do jetë 57%.
Recommended