Report TV -10 risitë e nismës anti-krim në bllokimin e pasurive e parave të pista

  • 4 years ago
Paketa ligjore për konsolidimin e rendit dhe sigurisë në Shqipëri, e miratuar dje nga qeveria, parashikon goditjen e njerëzve të krimit të organizuar dhe terrorizimin, në tre drejtime: Bllokimin e pasurisë, izolimin fizik dhe heqjen e të drejtës për të marrë para publike në çfarëdolloj forme. Në shënjestër të aktit normativ janë të gjithë personat e dënuar apo që janë nën hetim për 44 vepra të rënda penale, ku përfshihen organizata kriminale, banda e armatosur, grupet kriminale, vrasjet, organizatat terroriste, rrëmbimet, pengmarrjet, trafiqet e armëve dhe të drogës, prostitucioni, vjedhjet etj. Goditja më e rëndësishme konsiderohet sekuestrimi i pasurive të paligjshme. Çdo pasuri mbi një vlerë të caktuar, e pajustifikuar me të ardhura të ligjshme, parashikohet të sekuestrohet dhe konfiskohet, përmes rregullave dhe procedurave të parashikuara në ligjin anti-mafia dhe Kodin e Procedurave Penale.

Po cilat janë risitë e aktit normativ sa i takon goditjes përmes pasurisë?-Së pari, akti normativ ngre disa struktura të reja, siç është edhe Komiteti Kombëtar i Koordinimit për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar, për identifikimin e pasurive të krimit dhe të personave që fshihen pas tyre, duke ndihmuar kësisoj Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën Speciale, për të mundësuar konfiskimin e pasurive dhe kalimin në pronësi të shtetit.

-Së dyti, parashikohet detyrimi ligjor i të gjithë institucioneve publike për të bashkëpunuar me strukturat e policisë për dhënien e informacionit të kërkuar në kohë reale për pasuritë e botës së krimit.

Recommended