Spiropali i bashkohet nismës së Report Tv për maskën: Është domosdoshmëri

  • 4 years ago
Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali e ftuar në studio iu bashkua nismës së Report Tv duke vendosur maskën për të sensibilizuar qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID. "Nuk është e lehtë, por është domosdoshmëri, tregon përgjegjshmëri, prandaj me kënaqësi iu bashkova nismës suaj, që në studio të  mbaj maskën, edhe pse për të komunikuar më qartë më duhet ndonjëherë ta ul. Shifrat nuk dëshmojmë se po bëjmë punën e duhur si qytetarë. Virusi po vret njerëz. E paskeni maskën të blinduar, por është e domosdoshme dhe ju jeni nga ato televizione që sensibilitetin për këto çështje e keni ngritur në nivel të dukshëm në ekran" tha ajo.

Recommended