Motoristët i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve, Veliaj: I fortë është ai që lë gjurmë

  • 5 years ago
Thirrjes së Bashkisë së Tiranës, se kushdo që zotëron një mjet të dhurojë pemë, i janë përgjigjur jo vetëm bizneset, por edhe qytetarë të ndryshëm, të ndërgjegjësuar për mbrojtjen e mjedisit. Nismës iu bashkua edhe grupi i motoristëve ?Steelwings?, të cilët për çdo motor të tyre, kanë dhuruar një pemë në Tiranë, duke pasuruar kodrinat e Parkut të Liqenit Artificial.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi anëtarët e këtij grupimi të apasionuar pas motorëve për përgjegjësinë sociale të treguar ndaj komunitetit dhe qytetit. ?Jam shumë i lumtur që na janë bashkuar edhe miqtë tanë nga ?Steelwings?. Janë çuna jashtëzakonisht me pasion, që kanë një klub motoristësh dhe i janë përgjigjur thirrjes sonë se kush ka një motor ose një makinë, duhet patjetër të mbjellë një pemë, që të kompensojë karburantin që harxhon. Më vjen mirë që ?Steelwings?-at e kanë marrë seriozisht dhe për çdo motor të tyre, kanë dhuruar një pemë në Tiranë?, theksoi Veliaj.

Duke ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë edhe këto ditë të prillit, Veliaj tha se çdo arsye për të mbjellë edhe një pemë më shumë në kryeqytet është e mirëpritur. ?Nëse dikush e mbjell për ditëlindjen e fëmijëve, për të përkujtuar prindin e vet, apo për të kompensuar atë që harxhon me motor ose makinë, të gjitha arsyet janë të mirëpritura për të bërë një Tiranë model. Sot nuk është cool ai që bën si i fortë, po ai që forcën e vet e tregon me shembuj, duke lënë një gjurmë, duke i lënë një pajë Tiranës sonë?, deklaroi ai duke 'thumbuar' opozitën.

Recommended