'Vrapo me shpresë'/ Dhjetra të rinj i bashkohen nismës, Veliaj: Kontrolli i vazhdueshëm shpëton jetë
  • 5 years ago
Në kryeqytet u zhvillua sot një vrapim për të sensibilizuar gratë dhe vajzat mbi diagnostifikimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit, sëmundje e cila po njeh rritje vit pas viti në vendin tonë.

Nën moton ?Vrapo me Shpresë?, të rinj e të reja vrapuan në pistën që rrethon Parkun e Liqenit Artificial për të përcjellë mesazhin e shpëtimit të jetës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bëri apel vajzave dhe grave që të mos hezitojnë për të zbuluar dhe parandaluar në kohë këtë sëmundje.
Recommended