Ora News - “Dhuro pemë për Tiranën”, nxënësit e tre shkollave i bashkohen nismës së bashkisë

  • 5 years ago
#oranews

Nxënësit e shkollave ?Qemal Stafa?, ?Servete Maçi? dhe ?Partizani? iu bashkuan aksionti të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi të rinjtë që iu bashkuan nismës, e cila i afron ata më shumë me natyrën. ??Qemal Stafa? na ka nderuar gjithmonë: Ne rregulluam shkollën, palestrën, shtuam klasat dhe nga ai moment ?Qemal Stafa? vetëm na ka nderuar me mësimet. Është një nga shkollat më të mira në republikë, për vite me radhë vazhdon me 10-ta, për të treguar se e ardhmja është te këta çuna dhe goca që janë të shkëlqyer në mësime, por siç e pamë edhe sot, të shkëlqyer edhe në shoqëri?, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se nisma të tilla të suksesshme synojnë që t?i lënë gjeneratës së ardhshme si pajë më shumë gjelbërim.

?Do të thotë të kuptojmë natyrën, të kuptojmë se i kemi lidhur fatet bashkë, se kjo është një pajë për gjeneratën tjetër, se pemët e mëdha u mbollën nga prindërit e tyre kur ata ishin nxënës, kurse ata duhet të mbjellin tani për të ardhmen, për të gjithë ata që janë fëmijë sot. I jam shumë mirënjohës drejtoreshës, i uroj gëzuar ditëlindjen edhe zyshës së dalluar, edhe nxënëses ekselente sepse nuk ka mënyrë më të bukur për ta festuar ditëlindjen se sa duke mbjellë pemë të bukura në hyrje të amfiteatrit?, deklaroi Veliaj.

Duke theksuar se Tirana është shumë pranë rekordit të vjetshëm për mbjelljet, ai u bëri thirrje qytetarëve, institucioneve dhe bizneseve të ndryshme që të bëhen pjesë e aksionit për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dhuro-peme-tiranen-nxenesit-e-tre-shkollave-i-bashkohen-nismes-se-bashkise

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended