Report TV - Banka Botërore dhe IFC i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve në Farkë

  • 6 years ago
Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim, iu bashkua nismës për mbjelljen e pemëve në liqenin e Farkës dhe u shpreh e kënaqur për ndryshimet që po ndodhin në Tiranë, sidomos për vizionin që ka përqafuar kryeqyteti.
?Kjo është arsyeja pse njerëzit duan të vijnë në Tiranë, pse duan të vijnë në Shqipëri. Ky është vizioni që ata duan të shohin, që duhet përqafuar, kur mendon si të thithësh investitorë, por gjithashtu edhe mentaliteti i duhur për t?u bërë pjesë e zgjerimit të BE-së. Ky është vizioni që ata duan të shohin dhe kjo është arsyeja pse pasqyroheni në ?The Economist?, si edhe pse gjithkush do të vijë për ta vizituar?, tha ajo, teksa së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe përfaqësues të Korporatës Ndërkombëtare të Financave (IFC), mbolli disa pemë në parkun e liqenit të Farkës.

Recommended