Të rinjtë e “Qytetit Studenti” dhe ambasada greke i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve

  • 6 years ago
Tek parku i liqenit Artificial dhe atij të Farkës janë shtuar edhe 150 rrënjë ullinj. Aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e 100 mijë pemëve iu bashkuan edhe nxënësit e kolegjit greko-shqiptar ?Arsakeio? dhe ambasadorja e Greqisë, Eleni Sourani. Gjithashtu, edhe një grup studentësh nga ?Qyteti Studenti? mbollën 65 drurë dekorativë në lulishtet përreth mjediseve ku jetojnë. I pranishëm ishte dhe Kryebashkiaku, Erion Veliaj, i cili u shpreh mjaft entuziast për këtë nismë duke theksuar:

? Jam shumë i lumtur që, teksa i afrohemi finishit të qëllimit tonë për 100 mijë pemë, miqtë tanë nga ambasada greke dhe stafi i tyre na kanë dhuruar 150 ullinj cilësorë nga Greqia. Një pjesë e tyre do të jenë këtu në Parkun e Liqenit, pjesa tjetër në parkun e Farkës ?, tha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ai ftoi që nisma e ambasadës greke në Tiranë të ndiqet edhe nga përfaqësues të tjerë diplomatikë, që të lënë gjurmën e tyre gjatë kohës së shërbimit në kryeqytetin shqiptar. ? Janë ndër të parët që i janë bashkuar kësaj nisme dhe besoj që në shembullin e tyre edhe ambasadat e tjera do na ndihmojnë. Kështu, do kenë mundësinë të thonë se kur shërbeva në Shqipëri, mbolla pemët e mia dhe u bëra pjesë e revolucionit të gjelbër të Tiranës ?, deklaroi Veliaj.

Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit duke u shprehur: " Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e kësaj nisme të kryebashkiakut dhe të shohim që këto zona zbukurohen gjithnjë e më shumë. Jemi miq, jemi fqinj, e duam të sjellim tek ju diçka që e kemi në zemër, pemën e ullirit. Është simbol prej mijëra vitesh dhe simbolizon paqen dhe begatinë ?, tha Sourani.

Recommended