Report TV -Debate në komisionin për 'anti-shpifjen' kreu i UGSH: Duhet të anulohet të dy ligjet
  • 4 years ago
Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik edhe ditën e sotme pati debate mes të pranishmëve të cilët pretendojnë se projekt-ligjet e reja të qeverisë të ashtuquajturat ?paketa antishpifje? mund të kufizojnë lirinë e medias shqiptare.

Përfaqësues të mediave online kanë kërkuar që vendimet administrative të mos merren para se të shprehet gjykata. ndërkohë shqetësime të tjera janë ngritur për sa i përket ndërtimit të këtij projektligji, pasi sipas përfaqësuesve të mediave online, projekt ligji është ndërtuar në bazë të mediave tradicionale dhe jo duke para sistemin ekonomik të mediave online.

Ndërkohë Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Cipa ka thënë se projektligji duhet të anulohet pasi krijon alibi për censurë. Ai më pas ka shtuar se besueshmëria ndaj AMA-s është e ulët, ndërsa masat e parashikuar do të shkatërronin ekonominë e mediave online.
Recommended