18 zyrtarë të arrestuar; grupi i strukturuar tjetërsoi 68 000 m2 sipërfaqe toke

  • 5 years ago
18 zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë vënë në pranga nga policia në kuadër të operacionit ?Rodoni?, ndërkohë që tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit u kryen ndalimet për veprat penale ?Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike?, ?Shpërdorimi i detyrës?, ?Falsifikimi i dokumenteve?, ?Mashtrimi?, si dhe ?Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim?.

Prokuroria dhe Policia i kanë kryer hetimet duke aplikuar metodat speciale si kryerje përgjimesh telefonike, filmime, përgjime ambientale dhe vëzhgime, nga ku rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë tjetërsuar sipërfaqe toke prej 68 000 m2, nga tokë shtetërore pa frut në tokë are dhe ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit.

Këtë aktivitet e kanë realizuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, si të akteve të marrjes së tokës në pronësi, kartelave të pasurive në Regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës. Këtë sipërfaqe toke ua kanë shperndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit.

Në këtë veprimtari kriminale janë përfshirë ish-punonjës të ish-komunës Ishëm dhe ish-punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, në periudha kohore të ndryshme nga vitit 2013-2018, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës në përpilimin e dokumenteve të falsifikuara.

Gjatë operacionit nga Policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended