Ora News - Para me fajde 12 të arrestuar në Shkodër, mes tyre zyrtarë gjykate dhe policie

  • 5 years ago
#oranews
Në Shkodër familjet mund të zgjidhnin problemet financiare duke paguar 20 për qind në javë të shumës së marrë borxh. Skema e fajdeve ka rezultuar fatale për dhjetëra familje, të cilat huadhënësit u kanë marrë pronat, në momentin kur nuk kanë shlyer detyrimin. Pas dy muaj përgjimesh, policia ka vënë në pranga 12 persona dhe janë sekuestruar shuma parash dhe automjete.

Biznesmenëve apo qytetarëve në vështirësi ekonomike u jepnin para me fajde me 3 deri në 20 % në javë, por në rast se ata dështonin të kthenin shumat u merrnin shtëpitë, prona apo gjithëcka që kishin lënë peng me marrëveshje noteriale.Me këtë skemë vepronte prej kohësh një grup fajdexhinjsh në kryeqendrën e veriut, ku të përfshirë rezultojnë noterë, avokatë dhe një efektiv i policisë.

Alarmi ishte ngritur prej kohësh, por Prokuroria kishte nisur një procedim penal në fund të janarit, pasi ish-prefekti i Shkodrës Paulin Radovani, denoncoi fenomenin në polici. Mësohet se para denoncimit, në dhjetor 2018, Radovani ka takuar kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka njoftuar për fenomenin në Shkodër duke i kërkuar mbrojtje me qëllim që të denonconte skemën e fajdeve.

Ish-nënprefekti është pajisur me eskortë mbrojtje dhe më pas ka denoncuar në polici grupin e fajdexhinjve pasi dy djemtë e tij të larguar tashmë nga Shqipëria, kishin marrë shuma të mëdha borxhesh me interes.

"Maranaj" - Operacioni i koduar "Maranaj" u ndërmor në orët e para të mëngjesit, të 14 marsit, kur forcat Speciale nga Tirana zbarkuan në Shkodër në një aksion blitz dhe 11 persona u vunë në pranga gjatë kontrollit në 22 banesa. Një tjetër u kap teksa tentoi të arratiset drejt Kosovës

Mes personave të arrestuar është edhe ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani. Ndërsa janë përfshirë edhe noterja pranë Dhomës së Noterisë Shkodër, Valbona Hajdari dhe efektivi i policisë Ergys Lohja, të cilët janë pezulluar nga detyra. Ndërsa për shtetasin me iniciale A.S është vendosur masa e sigurisë "detyrim paraqitje".

Prokuroria thotë se "dhënia hua e këtyre shumave është për interesa shumë të larta që variojnë nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar".

Hetimet u zhvilluan prej disa muajsh me metoda proaktive, por drejtori i Policisë Shkodër Vehbi Bushati nuk pranoi të japë detaje, ndërsa paralajmëroi të tjera arrestime.

Përvetësim pronash-Gjate hetimit të kryer rezultoi përvetësimi nga ana e të dyshuarve të disa pasurive të luajtshme, automjete të regjistruara në emër të tyre dhe pasurive të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona për të cilat kishte kaluar pronësia në emër të të dyshuarve.

22 persona të përshirë në këtë veprimtari-Si rrjedhoje e veprimeve te përgjimeve telefonike, ambientale, vëzhgimit, të legjitimuar nga Gjykata, administrimit të akteve shkresore, këqyrjeve etj rezultoi përfshirja në veprimtari kriminale e 22 personave emrat e të cilëve u regjistruan si autorë të veprave penale të ?Ushtrim pa licence i veprimtarisë bankare?, me pasoja te renda, ne bashkëpunim, ?Pastri...

Recommended