19 te arrestuar, mes tyre efektive policie

  • 4 years ago
Është finalizuar operacioni policor i koduar ?Shënmëri 2020?, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, i shtrirë në disa qarqe të vendit si Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër, me mbështetjen e Forcave Lëvizëse Operacionale.

Policia bën me dije se nga ky operacion, kanë rënë në pranga 19 persona, mes tyre edhe efektivë policie, ndërsa është sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov.

Policia e Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me strukturat e lëvizjes operacionale FLO, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, si dhe me SHÇBA-në dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, në orët e para të mëngjesit finalizuan operacionin ku u arrestuan 19 persona me akuzën për veprën penale ?Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim?.

?SH. S., 29 vjeç, A. T., 50 vjeç, F. M., 20 vjeç, P. P., 61 vjeç, A. B., 36 vjeç, A. B., 52 vjeç, B. D., 27 vjeç, T. V., 40 vjeç, P. P. 46 vjeç, B. K., 36 vjeç, Sh. T., 46 vjeç, Z. M., 44 vjeç dhe R. T., 24 vjeç, nga këto 10 shtetas janë banorë të Kukësit, një shtetas banor i Lezhës, 1 i Pukës dhe 1 i Gjirokastrës.

Për shtetasit S. K., 41 vjeç, K. M., 26 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, u bë njoftimi i masës së sigurisë ?Arrest në burg? në IEVP Tiranë, pasi janë arrestuar për vepra të tjera penale.

Gjithashtu në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve: B. K., Z. M. dhe B. C.

Për shtetasit S. K., 41 vjeç, K. M., 26 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, u bë njoftimi i masës së sigurisë ?Arrest në burg? në IEVP Tiranë, pasi janë arrestuar për vepra të tjera penale.

Gjithashtu në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve: B. K., Z. M. dhe B. C.?, njofton policia.

Nga strukturat e SHÇBA-së pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës janë arrestuar dy punonjës policie, shtetasi A. K., 49 vjeç dhe shtetasi R. C, 59 vjeç, për veprën penale ? Shpërdorimi i detyrës?.

Dokumentimi i këtij aktiviteti kriminal është bërë pas një hetimi disa mujor nga strukturat e DVP Kukës në bashkëpunim me SHÇBA-në, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, duke aplikuar format dhe metodat speciale të hetimit, në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2018, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Ndërsa për oficerin e Policisë N. K, u mor masa e pezullimit nga detyra.

Po gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. V., 41 vjeç, banues në Shtanë, Kukës, për veprat penale ?Kultivimi i bimëve narkotike? dhe ?Armëmbajtja pa leje?, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip automatik, si dhe në ambientet e jashtme u gjetën 54 kubikë me bimë të dyshuar narkotike kanabis.

Strukturat e DVP Kukës do të intensifikojnë masat për garantimin e rendit publik dhe për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në Qarkun Kukës, duke bashkëpunuar me të gjithë institucionet ligjzbatuese dhe aktorët e tjerë.

Gazetarja Aida Topalli, r...

Recommended