Ora News - Para me fajde, 12 të arrestuar në Shkodër, mes tyre zyrtarë gjykate dhe policie
  • 5 years ago
#oranews
Një skemë fjadesh është zbuluar në Shkodër, ku në total janë arrestuar 12 persona dhe 4 janë shpllur në kërkim. Biznesmenëve apo qytetarëve në vështirësi ekonomike u jepnin para me fajde me 3 deri në 20 % në javë, por në rast se ata dështonin të kthenin shumat u merrnin shtëpitë, prona apo gjithëcka që kishin lënë peng me marrëveshje noteriale.Me këtë skemë vepronte prej kohësh një grup fajdexhinjsh në kryeqendrën e veriut, ku të përfshirë rezultojnë noterë, avokatë dhe një efektiv i policisë.

Alarmi ishte ngritur prej kohësh, por prokuroria kishte nisur një procedim penal në fund të Janarit, pasi mësohet se një person e denoncoi fenomenin në polici. Pas disa muajsh hetimesh e përgjimesh, Prokuroria hartoi dosjen me të cilën mori miratimin e gjykatës për arrestime e kontrolle banesash.

"Maranaj" - Operacioni i koduar "Maranaj" u ndërmor në orët e para të mëngjesit, të 14 marsit, kur forcat Speciale nga Tirana zbarkuan në Shkodër në një aksion blitz dhe 11 persona u vunë në pranga gjatë kontrollit në 22 banesa. Një tjetër u kap teksa tentoi të arratiset drejt Kosovës

Mes personave të arrestuar është edhe ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani. Ndërsa janë përfshirë edhe noterja pranë Dhomës së Noterisë Shkodër, Valbona Hajdari dhe efektivi i policisë Ergys Lohja, të cilët janë pezulluar nga detyra. Ndërsa për shtetasin me iniciale A.S është vendosur masa e sigurisë "detyrim paraqitje".

Prokuroria thotë se "dhënia hua e këtyre shumave është për interesa shumë të larta që variojnë nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar".

Hetimet u zhvilluan prej disa muajsh me metoda proaktive, por drejtori i Policisë Shkodër Vehbi Bushati nuk pranoi të japë detaje, ndërsa paralajmëroi të tjera arrestime.

Përvetësim pronash-Gjate hetimit të kryer rezultoi përvetësimi nga ana e të dyshuarve të disa pasurive të luajtshme, automjete të regjistruara në emër të tyre dhe pasurive të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona për të cilat kishte kaluar pronësia në emër të të dyshuarve.

22 persona të përshirë në këtë veprimtari-Si rrjedhoje e veprimeve te përgjimeve telefonike, ambientale, vëzhgimit, të legjitimuar nga Gjykata, administrimit të akteve shkresore, këqyrjeve etj rezultoi përfshirja në veprimtari kriminale e 22 personave emrat e të cilëve u regjistruan si autorë të veprave penale të ?Ushtrim pa licence i veprimtarisë bankare?, me pasoja te renda, ne bashkëpunim, ?Pastrim i produkteve te veprës penale?, ?Shpërdorim detyre? dhe ?Moskallëzim të krimit?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fajde-tek-qytetaret-14-te-arrestuar-ne-shkoder?fbclid=IwAR2YDf8iaRZ79xvYSvSXmUlMYUxNVPsZMImh0vS-1HpDBPcnPv5oZ_XDxio

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora ...
Recommended