Ora News - Ndërtuesit sfidojnë ligjin! Investigimi i Ora News

  • 5 years ago
#rtvora

Për të disatën ditë më radhë, Ora News po investigon firmat ndërtuese në Tiranë përsa i përket kushteve të sigurisë.

Aksidenti me dy të vdekur më datë 16 gusht solli nisjen e një aksioni nga ana e Inspektoriatit të Punës, ku si pasojë shumë objekte në ndërtim e sipër u pezulluan për mos përmbushjen e kushteve të sigurisë.

Një ndër objektet e bllokuar është dhe kantieri i firmës Kuteli pranë asaj që njihet si ish-Profarma në rrugën "Qemal Stafa". Masë urgjente, pezullim pa afat ishte vendimi që u mor nga inspektorët e punës.

Pra, deri sa kjo firmë ndërtuese të plotësojë kushtet e kërkuara nga ligji, puna nuk duhet të vijojë.

Por në terren, Ora News ka konstatuar tjetër situatë. Punimet vijojnë pa u ndalur asnjë moment, si dhe masat e sigurisë ende nuk janë plotësuar.

Kusht kryesor sipas inspektorëve është rrethimi i gjithë objektit me skeleri dhe rrjetë mbrojtëse.

Por pamjet flasin qartë, ndërsa punonjësit janë në aktivitet edhe në kate të larta.

Ndërkohë për objektin e firmës Ardeco, ku Ora News konstatoi se punimet vijonin ditën e djeshme, e njëjta situatë u pa dhe sot.

Përfaqësues të kantieri, jashtë kamerave shprehen se po punohej për vendosjen e rrjetave. Ndërsa pas lajmit në Ora News, inspektorët kanë verifikuar situatën duke vendosur dhe një tjetër masë ndëshkuese.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ndertuesit-sfidojne-ligjin-investigimi-i-ora-news

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended