RTV Ora - Banorët e Karbunarës “sfidojnë” bashkinë, ndërtojnë urë vetë

  • 5 years ago
#rtvora
Fermerët e Lushnjës ankohen se mungesa e infrastrukturës u vështirëson punën në sektorin e bujqësisë dhe nxjerrjen e prodhimit të treg. Të lodhur siç thonë nga premtimet e pambajtura, banorët e Karbunarës kanë sfiduar bashkinë me ndërtimin e urave provizore, por kërkojnë më shumë vëmendje për sektorin që mban peshën kryesore të punësimit në këtë bashki.

Me bujqësinë si prioritet, fermerët në shumë zona të Lushnjës ankohen për mungesën e infrastrukturës në tokat që kultivojnë.

Mungesa e rrugëve apo urave thonë se u vështirëson punën dhe nxjerrjen e prodhimit në treg.

"Vjen malli deri këtu e kalojmë me karro dore dhe e nxjerrim deri te fugoni".

Rreth 50 familje fermerë në zonën e Karbunarës ku kalon Përroi i Lushnjes për vite me radhë kanë përdorur këtë urë të improvizuar për të shkuar në ara apo serat që ndodhen në anën tjetër

"Janë mbi 50 familje këtu. Sera, vreshti, misri, njëra apo tjetra. Të gjithë dynumet janë të mbjella dhe të gjithë kalojmë këtu."

Ndaj të lodhur nga premtimet e vendorëve, ata kanë ndërtuar një tjetër urë me beton e pjesë bunkerësh.

Por edhe kjo sa për të kaluar me karroca dore dhe mjetet e punës

"Kemi vajtur edhe tek pushteti vendor, por asnjeri nuk na ka ndihmuar.

U kemi xhan u kemi shpirt, si përfundim ja".

Të vetëdijshëm se edhe këtë urë mund tua prishin pasi më parë nuk kanë marrë leje, fermerët kërkojnë më shumë vëmendje nga bashkia për infrastrukturë ndihmëse në sektorin e bujqësisë që mban peshën kryesore të punësimit në Bashkinë e Lushnjes.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/banoret-e-karbunares-sfidojne-bashkine-ndertojne-ure-vete

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended