Ora News - Skrapar, banorët në protestë mbështesin bashkinë

  • 5 years ago
#oranews

Banorët e Skraparit dhe kreu i kësaj bashkie kanë dalë në një protestë mesditën e të mërkurës pëpara degës së Thesarit kundër bllokimit të buxhetit. Veç banorëve, kryetari i bashkisë, Nesim Spahiu, së bashku me punonjësit e Bashkisë u mbështetën edhe nga strukturat e LSI.

Bllokimi i buxhetit të Bashkisë së Skraparit ka nxjerrë në protestë edhe qytetarët të cilët kërkojnë zgjidhjen e problemit.

Mesditën e të mërkurës përpara institucionit të Degës së Thesarit, në shesh me pankarta nëpër duar banorët protestuan për gati një orë.

Kryetari i bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu, në fjalën e tij bëri përgjegjës deputetin e PS-së në këtë Qark, Arbnor Shameti.

Në këtë protestë punonjësit e bashkisë dhe banorët u mbështetën dhe nga stukturat e LSI, së, ku ka asistuar e dërguara e kryesisë Silva Caka.

Qytetarët kanë ngritur zërin se mos miratimi i buxhetit ka mbyllur konviktin, çerdhet dhe po krijon probleme në të gjithë qytetin.

Çështja e buxhetit të Bashkisë së Skraparit është kthyer në një rreth vicioz.

Dega e Thesarit në këtë qytet, nën varësinë e Ministrisë së Financave, ka bllokuar prej ditësh çdo lloj veprimi financiar të Bashkisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bashkia-dhe-banoret-e-skraparit-protestojne-zhbllokimin-e-buxhetit?fbclid=IwAR1wqTpYam2qQnGljVBY9E5dYKsqQWAHzQrjWUrvaduBoDkLeYNt-ThL27E

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended