RTV Ora - “Izolohen” mbetjet në Devoll, Nallbati: Banorët nuk kërcënohen më

  • 5 years ago
#rtvora

Izolohet pas 15 vitesh ?bomba ekologjike? në rrethin e Devollit. Bëhet fjalë për fushën e mbetjeve e cila rrezikonte jetën e mijëra banorëve prej vitesh, ndërsa tashmë është ezauruar falë një projekti i cili ka përfunduar fazën e parë.

Ky fakt bëhet i ditur nga kryebashkiaku i Devollit, Bledjon Nallbati, i cili thekson se është kryer kapsulimi i fushës së mbetjeve me një mebranë gjeotekstile dhe rrjeti i derdhjes së ujrave të ndotura.

Nallbati: Faza e parë e këtij projekti është drejt përfundimit. Besoj duhet të ketë jo më shumë se dy javë punë. Ndërkophë që ne po përgatitemi për fazën e dytë. Vlera e fazës së parë ishte 348 mijë euro, ndërkohë që faza e dytë pritet të shkojë diçka më tepër. Janë duke dalë detajet financiare dhe teknike për vazhdimin e fazës së dytë.

Nallbati thotë se banorët tashmë nuk kërcënohen nga mbetjet urbane pasi ka nisur depozitimi i tyre në stacionet e transferimit në landfillin e Maliqit.

Nallbati: Pas përfundimit të këtij procesi atje ka më se dy javë që nuk ka më depozitim të mbetjeve sepse ka filluar procesi i depozitimit në stacionet e transferimit për t'u çuar në landfillin e Maliqit.

Fusha e mbetjeve prej vitesh rrezikonte përhapjen e epidemive ndërsa projekti në fjalë pritet të përfundojë në muajin shtator ku vetëm faza e parë kap vlerën e 348 mijë euro.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/izolohen-mbetjet-ne-devoll-nallbati-banoret-nuk-kercenohen-me

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended