RTV Ora - Banorët e Astirit thirren në polici: Nuk ndalemi, do bllokojmë rrugën 24 orë
  • 5 years ago
#rtvora

Banorët e Unazës së Re janë thirrur për tu pyetur në polici, pranë komisariatit nr.6 për bllokimin e rrugës gjatë ditës së djeshme. Banorët bllokuan rrugën për 4 orë, ndryshe nga herët e tjera kur rruga bllokohej për 1 orë të vetme, ndërsa dje i pranishëm ishte dhe kreu demokrat Lulzim Basha. Banorët shprehen se nëse nuk do tërhiqet projekti protestat do përshkallëzohen dhe do bllokohet rruga 24 orë.

Komisariati nr 6 i ka dërguar fletëthirrje për tu pyetur në polici 8 prej banorëve të Unazës së Re, të cilët akuzohen se kanë bllokuar rrugën për 4 orë, ndryshe nga ditët e tjera kur protesta ka zgjatur vetëm një orë.

Banorët e zonës së Astirit kanë protestuar para Komisariatit, pas ndalimit nga policia të 8 prej protestuesve mbrëmjen e djeshme pasi bllokuan rrugën.

Banorët shprehen se protesta ishte e ligjshme dhe kërkojnë anulimin e projektit të Unazës, duke paralajmëruar se nuk do ndalen deri në anulimin e projektit dhe protesta do përshkallëzohen duke bllokuar rrugën për 24 orë.

Dorian Protoduari: Ne nuk ndalojmë nga rruga deri ditën që do të tërhiqet qeveria. Po nuk u tërhoq qeveria do të përshkallëzojmë protestat 24 orë. Do të ngremë dhe çadrat, do të ngujohemi, do të bëjmë dhe grevë urie në Unazë të Re derisa të anulohet projekti.

Një tjetër protestuese thotë se banesat e tyre do prishen kur policia të kalojë mbi trupat e tyre.

Lindita Protoduari: Protesta jonë është e ligjshme. Kur të shkelin mbi trupat e nënave tona, të fëmijëve tanë, atëherë do vijnë të prishin banesat e Unazës së Re.

Banorët e Astirit protestojnë prej rreth 4 muajsh kundër projektit të Unazës që prek banesat e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banoret-e-astirit-thirren-ne-polici-nuk-ndalemi-do-bllokojme-rrugen-24-ore

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended