Ofendoi policët, shoqërohet në polici 'protagonisti' i protestës së 'Astirit': Nuk trembemi
  • 3 years ago
TIRANË- Dorian Protoduari, një protestuesit e "Astirit" është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave, ku mësohet se është shoqëruar në Polici.

Ka qenë vetë ai i cili ka publikuar një video teksa uniformat blu kanë bërë shoqërimin e tij dhe të babait në Polici.

Dorian Protoduari: Me çfarë arsye pra? Me çfarë arsye po e shoqëron?
Policia: Do ta sqarojmë në komisariat?
Dorian Protoduari: Arsyen, më shpjego arsyen? Ke kartë identiteti ti? A je oficeri?
Policia: Do ta sqarojmë në komisariat pot ë them, do ta sqarojmë atje
Dorian Protoduari: Lojera politike nuk mund të bëni dot ju këtu në lokal
Policia: Po jo o Dori s?kam lidhje fare unë. (bërtet një grua)
Dorian Protoduari: O komandant, me trego arsyen po të them, me të drejtë ligjore duhet të kesh një arsye.
Policia: Ec se nuk ju prek njeri me dorë. (bërtet një grua)
Dorian Protoduari: Edhe mua mo? Edhe mua më keni? Hajde se marr makinën time (bërtet një grua)
Dorian Protoduari: Hajde mor se do vijnë mediat, vijnë mediat atje, hajde?Rama të q**** motrën.

Sipas tij, ky shoqërim në Polici ka prapavijë politike duke drejtuar gishtin nga kryeministri Edi Rama. Megjithatë, Report Tv mëson se gjithçka ka ndodhur pas ofendimeve që Protoduari ka hedhur në drejtim të uniformave blu teksa këta të fundit ishin në inspektim në zonë. Për pasojë, është bërë shoqërimi i tij. Pas ka dalë nga Komisariati, ai shkruan se kjo e ka bërë më të fortë.

"Mbas shoqërimit me urdhër politik të vet Edi Ramës nga dera e komisariatit nr 6 ju themi që nuk na trembni dot përkundrazi ne bëhemi më të fortë se kurrë ku na shoqëroni me urdhra politik RAMA IK", shkruan ai.
Recommended