Rrëshqitja “shkatërroi” fshatin, banorët e Blinishtit: Paratë për shtëpitë, ose bllokojmë rrugën
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Rreth dy vjet e gjysmë pas rrëshqitjeve të dherave që dëmtoi shtëpitë e fshatit Blinisht në Mirditë, banorët nuk kanë marrë dëmshpërblimet. Ndaj ata kanë zbritur në protestë para prefekturës ku kërcënuan me bllokim të Rrugës së Kombit në rast se nuk marrin zgjidhje.

Këto pamje tregojnë rrëshqitjet e dherave në mars të vitit 2018 që e bënë të pabanueshëm një pjesë të fshatit Blinisht në Mirditë.

Por edhe pse ka kaluar më shumë se dy vite e gjysmë, banorët që humbën shtëpitë ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet e premtuara.

?Jemi prej 2 vite e gjysmë pa banesa.?

?13 anëtarë të familjes kemi dalë nga banesa tre katëshe dhe sot jetojmë me qira, nuk jemi në gjendje të paguajmë qiranë.?

Ndaj këtë të martë zbritën në protestë para prefekturës së Lezhës, ku paralajmëruan bllokim të Rrugës së Kombit në rast se nuk marrin zgjidhje.

?Do bllokojmë Rrugën e Kombit.?

Një përfaqësi e banoreve u takua me prefektin e Lezhës, Gjok Jaku, i cili mori përsipër që shqetësimin e tyre ta përcjellë tek institucionet qëndrore.

Gjok Jaku: Nëse gjitha praktika është kryer nga Ministria e Transporteve nuk ka për të mbetur në rrugë. Do ta nxisim ne, kryetari i bashkisë.

Rrëshqitja e tokës në Blinisht të Mirditës nisi gjatë ndërtimit të Rruges së Kombit në vitin 2008, ndërsa dëmtoi rreth 25 banesa.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rreshqitja-shkaterroi-fshatin-banoret-e-fshatit-blinisht-parate-per-shtepite-ose-bllokojme-rrugen/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended