Ora News - Banorët kundër fabrikës së bitumit në Krrabë: Do bllokojmë autostradën

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Banorë të Krrabës dhe të Bërzhitës protestojnë kundër ngritjes së fabrikës së bitumit për të cilën kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vendosi ta ngrejë në Krrabë.

Kjo fabrikë ishte vendosur në Pezë por pas protestave të banorëve bashkia e Tiranës e zhvendosi në Krrabë.

Banorët thonë se nuk janë pyetur fare.

?Jo vetëm që nuk janë pyetur banorët por është bërë në ilegalitet. Nuk ka asnjë reagim të pushtetit lokal se çfarë po bëhet. Të mbjellësh 5 pemë të bësh një bujë mediatike dhe të mos ndihesh kur po vendos një bombë për banorët është e çuditshme? thotë një protestues

Banorët thonë se është bërë një peticion por ata që kanë firmosur janë kërcënuar me largim nga puna.

?Di që në momentin që është bërë peticioni ka pasur reagim, janë thirrur njerëzit një për një. U kanë thënë ca bëni, nuk do keni vendepune. Këto janë biseda që bëhen natë për natë në lokal. Ata që punojnë në shtet heshtin?

Banorët thonë se do të vijojnë të protestojnë deri në bllokim të autostradës Tiranë-Elbasan.

?Do protestojmë deri në bllokim të autostradës. Nuk na ka pyetur njeri. E hoqën pezakët dhe na e sollën këtu. Këtë natyrë të bukur duan ta dëmtojnë. Kjo qeveri nuk pyet njeri .. bën çtë dojë ? do na bëjë dhe të qajmë me orar nëse qajmë jashtë orarit do na arrestojnë"

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/banoret-kunder-fabrikes-se-bitumit-ne-krrabe-do-bllokojme-autostraden

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended