Ora News - Ndërtuesit duhet t'i falin 3% të pallatit bashkive, PS miraton e vetme ligjin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çdo shoqëri ndërtuese ose investitorë do t'i falë pushtetit vendor përkatës 3% të sipërfaqes së ndërtuar e cila do të përdoret për banesa sociale. Ligji ka kaluar këtë të martë në Komisionin e shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale vetëm me votat e deputetëve të PS që kanë refuzuar një kërkesë të kreut të komisionit Petrit Vasili për ta shtyrë mbledhjen.

Dhe fill pas miratimit që anëtarët e PS kanë bërë në komision, Petrit Vasili akuzoi se nxitimi ka pasur qëllim miratimin e cunguar të ligjit dhe në prishje të konsensusit që ishte arritur me miratimin në parim të ligjit.

Vasili: Dëshira për ta miratuar në mënyrë të përçudnuar një ligj i cili në 90% të tij ishte një ligj i cili u rrëzua në Kuvend. Qëllimi është shumë i thjesht, për të miratuar në mënyrë të përçudnuar ligjin, në mënyrë që mjaft qytetarë në nevojë të mos kenë mundësi të përfitojnë nga ky ligj.

Por deputetja e PS Elisa Spiropali, e cila drejtoi edhe mbledhjen pa praninë e opozitës, në përgjigje të akuzave të kryetarit të Komisionit Vasili, tha se mazhoranca nuk mund të shtynte çështje me rëndësi jetike për qytetarët vetëm se opozita ka vendosur të bojkotojë.

Spiropali: Ne nuk mund t'i bëjmë kurban interesat e qytetarëve për hir të konfliktit tonë politik.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ps-i-rremben-komisionin-vasilit-mazhorance-e-cmendur-do-vetem-te-plackise