Parlamenti miraton ligjin“anti-shpifje”

  • 4 years ago
Parlamenti ka miratuar ligjin e njohur si paketa "anti-shpifje" për median.
82 deputetë votuan pro këtij ligji, 13 kundër dhe 5 deputetë abstenuan.
Ndërsa ligji i dytë i paketës për mediat online u votua me 87 vota pro, 10 kundër dhe 3 abstenim.
Gjatë kohës që projekt-ligji po diskutohej, jashtë ambienteve të Kuvendit protestuan gazetarë, aktivistë dhe përfaqësues të opozitës.
Sipas tyre, ligji cënon lirinë e fjalës dhe mediat duhet të funksionojë mbi parimin e vetërregullimit. Ndërkohë, të martën grupi parlamentar i Partisë Socialiste i bëri disa ndryshime projektligjit.

Recommended