Ora News - Investigimi i “BOOM”, PD: Veliaj kryemashtrues, mensat sociale përdoren për propagandë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një javë më parë emsioni "BOOM", në RTV Ora denoncoi abuzimin dhe propagandën e bashkisë së Tiranës me mensat sociale. Për këtë fakt reagoi sot Partia Demokratike, ku nëpërmjet ish-deputetes, Oriola Pampuri, e cilëson Erion Veliajn, mashtrues që përdor skamjen e qytetarëve për show.

Ky investigim i transmetuar në emisionin "BOOM" në RTV Ora solli reagimin e Partisë Demokratike, duke akuzuar rëndë kryebashkiakun Erion Veliaj se i ka kthyer mensat sociale në mjet propagande.

Deputetja, Oriola Pampuri, tha se Erion Veliaj është kryebashkiaku mashtrues dhe me dy fytyra i Tiranës.

Pampuri: Erion Veliaj është kryebashkiaku mashtrues dhe me dy fytyra i Tiranës. Njërën fytyrë e ka për propagandën e shtrenjtë në ekrane, fytyra tjetër është ajo më pranë të vërtetës, shpërfillja e më të pamundurve deri në refuzimin e një pjate supë. Emisioni invetigativ ?BOOM? i ka hequr maskën e bamirësit Erion Veliajt, i cili pati deklaruar se ?në një qytet solidar askush nuk do të ngryset pa një pjatë të ngrohtë. Është e gjitha propagandë! Dyert e qytetit nuk janë të hapura për qytetarët e vet më në nevojë, nëse ata nuk kanë dorëzuar më parë një mal me dokumenta në shkëmbim të një pjate supë.

LEXO-"BOOM" - Mensat sociale në Tiranë, vendi ku të refuzohet një pjatë supë

Pampuri, thotë se të sigurosh një pjatë në mensat sociale të Erion Veliajt është më e vështirë dhe ka më shumë burokraci se sa të gjesh një punë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/mensat-sociale-ne-tirane-pampuri-boom-i-hoqi-masken-e-bamiresit-erion-veliaj

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended