Ora News - Kërkohet një muze kujtese për revoltën e Spaçit, Çika: Komunistët po na sfidojnë hapur

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
47-vjetori i revoltës antikomuniste të Spaçit edhe këtë vit e gjeti ish-burgun famkeq në një gërmadhe që po degradon gjithnjë e më shumë.

Ndonësë të paktë në numër për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, ish të burgosur politik dhe familjarë të tyre të cilët u rikthyen në vendin e dënimit për të marrë pjesë në veprimtarine përkujtimore të organizuar me këtë rast.

Kreu i shoqatës së ish të përndjekurve politik, Nebil Çika, u shpreh se në Shqipërisë po i rikthehet diktatura dhe e vetmja rruga për ta ndaluar diçka të tillë është rezistenca popullore.

Nebil Çika: KED, SPAK, KLP drejtohen nga njerëz që kanë dhënë vetë dënime politike. Jemi në një situatë ku sfida që na bëjnë komunistët është e hapur.

Ndërsa përfaqësuesit e Forumit për Mbrojtjen e Trashigimisë Kombëtare e konsiderojnë të pafalshme që simbolit të diktaturës komuniste i mungon një muze kujtese.

Pal Trashaj: Nuk duam që ky vend të kthehet në gërmadhë. Duhet një muze memorie, se po harruam gjërat përsëriten.

Me 21 maj të vitit 1973 të burgosurit politik të Spaçit u ngritën në një revoltë antikomuniste që përfundoi pas disa ditësh me pushkatimin e disa prej të burgosurve politikë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kerkohet-nje-muze-kujtese-revolten-e-spacit-cika-komunistet-po-na-sfidojne-hapur

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended