Maliq/ Digjet një banesë, familja me gjashtë persona në qiell të hapur
  • 5 years ago
Një zjarr i rënë pasditen e sotme në fshatin Vreshtas të Maliqit, ka përfshirë katër banesa. Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit në banesa ka pasur familjarë të cilët janë evakuar.

Zjarri ka rënë fillimisht në një banesë e cila është djegur e tëra, pas një inicidenti me një shishe benzinë, dhe është përhapur më pas edhe në tre banesat e tjera pranë saj.

Dy bashkëshortët që jetojnë në banesën ku ra filimisht zjarri shprehen për Report Tv se kërkojnë ndihmë pasi tashmë kanë mbetur pa shtëpi.

"Po bëja zjarrin ,kur shikoj unë mori flakë oxhaku. Ky ishte shtrirë dhe nuk ngrihej dot as kollaj se i dhemb këmba. U ngri dhe hypi në oxhak edhe pse i dhmb këmba. S'kishim as ujë. Kemi katër fëmijë. Kërkojmë nga shteti që të na ndihmojë pë shtëpinë", shprehet e zonja e shtëpisë.

Na vendngjarje kanë shkuar tre zjarrfikëse të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Gjithashtu në zonën ku ka rënë zjarri ka shkuar dhe kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu.
Recommended