Familja 7 anëtarëshe mbeti në qiell të hapur pas reshjeve, Veliaj u dorëzon çelësat e shtëpisë së re

  • 5 years ago
Reshjet e dendura të shiut shkatërruan shtëpinë e vjetër të familjes Mici në Mazrek të Njësisë Administrative të Kasharit, duke e lënë në qiell të hapur familjen me 7 anëtarë. Pas sistemimit të tyre në Qendrën e Emergjencave në Tufinë, Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni ?Mirësia? nisën menjëherë punën për grumbullimin e fondeve dhe për ndërtimin e një shtëpie të re. Nga sot, çifti Mici, bashkë me fëmijët e tyre, jetojnë në një banesë të re dhe tërësisht të mobiluar.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi familjes Mici çelësat e shtëpisë së re të rindërtuar. ?Ishte një kënaqësi e veçantë sot që të vizitonim shtëpinë e Xhemalit dhe Liljanës, të cilët muajt e fundit kanë kaluar shumë peripeci, nga rreshjet që u prishën shtëpinë e vjetër, tek nëna e sëmurë dhe koha që kaluan tek Emergjencat Civile të Bashkisë në Tufinë. Por, pas çdo rrebeshi lind dielli, ndaj pas kësaj situate shumë të vështirë, Fondacioni ?Mirësia?, Bashkia, të gjithë bamirësit e dashamirësit, u mblodhën bashkë për ta ndihmuar këtë familje?, tha Veliaj.

Ai vlerësoi angazhimin e të gjitha strukturave dhe shoqërisë për përmirësimin e jetesës së qytetarëve. ?Sot po shohim, që duke filluar nga kryeministri i vendit, kryetarë bashkie, deputetë, drejtues fondacionesh, drejtues fetarë, drejtues në komunitet, secili po mundohet të bëjë diçka për të treguar që llafe e mend japin të gjithë, por pyetja është a ka dikush që lëviz dhe i bën dy gurë bashkë, dikush që e merr përsipër dhe e çon deri në fund? Unë jam i bindur se nevoja është shumë e madhe, por sot kjo nevojë është një problem më pak, falë faktit që u ndërtua një shtëpi. Nëse këtë e bëjmë përditë do jetë gjithmonë një problem i zgjidhur, një problem më pak dhe një hapësirë më shumë që të shkojmë e të ndihmojmë dikë tjetër?, tha Veliaj.

Recommended