Lushnje, pas apelit në Report TV rilidhet energjia për vajzën me astmë, familja në qiell të hapur
  • 6 years ago
Dje, Report tv transmetoi problematikën e familjes Dervishi në fshatin Lekaj të Lushnjes, ku si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike vajza 7 vjeçare e familjes Dervishi nuk arrinte të furnizohej me ajër normalisht, për shkak se vuan nga sëmundje në sistemin respirator.

Prej disa vitesh Stela Dervishi është e varur nga një aparaturë që i mundëson asaj frymëmarrjen, por kjo pajisje nuk punonte sepse ishte ndërprerë energjia elektrike sepse familja e saj nuk kishte mundësi t?i paguante dritat.

Menjëherë pas transmetimit të kësaj problematike ka reaguar OSHEE duke i rilidhur energjinë elektrike familjes Dervishi. Ndër të tjera OSHEE i ka premtuar zonjës së shtëpisë se nuk do të paguajë energjinë elektrike përgjatë gjithë vitit 2018.

Problem për këtë familje me 4 anëtarë vijon të jetë varfëria pasi nuk arrin të plotësojë as nevojat më minimale. Përveç Stelës, të sëmurë nevojë urgjente për ndërhyje kirurgjikale ka edhe vëllai 9 vjeçar, Qaniu, por problem shumë serioz me shëndetin ka edhe zonja e shtëpisë Tefta, pasi prej vitesh vuan nga tiroidet. Tashmë familja Dervishi nga Lekaj i Lushnjës i ka kthyer sytë nga qielli në pritje të ndonjë mrekullie për ndërtimin e një strehe pasi shtëpia ku jetojnë ata është tërësisht e amortizuar.
Recommended