Report TV - Investigimi/ Paratë e të drejtave të autorit i merr ‘GRAMM’-A, nuk përmbush ligjin

  • 6 years ago
Rregullat e reja rreth pagesës së të drejtave të autorit, të miratuara në fshehtësi të madhe nga ministria e Kulturës në mes të gushtit të një viti më parë, kanë shkaktuar polemika të ashpra mes pronarëve të lokaleve publike dhe medias, të detyruar të paguajnë një taksë të re për muzikën, e cila shpesh nuk kuptohet mirë se në xhepat e kujt përfundon realisht.

Autorë e interpretues kanë denoncuar më shumë se një herë publikisht se nuk kanë marrë as edhe një qindarkë të vetme nga këto fonde, të mbledhura në emër të tyre.

Problemi rikthehet të jetë aktual pas një viti, po sot dhe njolloset nga hija e një skandali.

Siç edhe shihet nga ky dokument bëhet fjalë për një vendim të ministrisë së Kulturës të muajit korrik me të cilin licencon agjenci të reja që duhet të merren me mbledhjen e këtyre taksave.

Sipas një ligji të miratuar në vitin 2016, të drejtat e autorit duhet të shpërndahen mes producentëve, autorëve dhe interpretuesve: secila nga këto kategori përfaqësohet nga një shoqatë, e cila pajiset nga Ministria e Kulturës me një licencë trevjeçare si Agjencia e Administrimit Kolektiv (AAK).

Ky dokument tregon se si, më 6 korrik 2018 ministria e Kulturës ka vendosur ?Për mos ripërtëritjen e licencës së agjencisë ?AMP?, si agjenci e administrimit kolektiv në fushën e të drejtave të prodhuesve të fonogrameve?,  duke zgjedhur për të licencuar në vend të saj agjencinë GRAMM-A.

Recommended