Rama pas protestës: Nuk goditet qeveria as me 7 ore as 7 mije ore kapsolla e molotov

  • 5 years ago
#rtvora #protesta11maj #protestaeopozites

Një ditë pas protestës mbi 7 orë të opozitës e shoqëruar me tensione, akte dhune e përplasje me policinë, kryeministri Edi Rama duket se nuk ka ndërmend të pranojë kërkesat e opozitës për tu larguar duke i lënë vendin qeverisë tranzitore që do të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

"Nuk goditet qeveria as me 7 ore as 7 mije ore kapsolla e molotov. Nuk jemi në kushtet e karshillëkut por të një përgjegjësie të madhe. Nuk funksionon me ?hapi rrugën budallait? Fare! " deklaroi kryeministri në konferencën me gazetarët mbajtur për më shumë se dy orë sot (12 maj 2019) në kryeministri.

Rama ftoi për të ruajtur qetësinë dhe vetëpërmbajtjen "për të mos lejuar që nje grupim i udhëhequr nga verbëria e dëshpërimit të influencojë më shumë sec duhet në mënyrën tonë të jetuarit, dhe i përsëriti ftesën edhe një herë "mikun e tij rrugë humbur" siç e quajti kryetarin e PD-se, Lulzim Basha në dialog ndërsa shtoi se presidenti nuk e thirrur asnjëherë për zgjidhjen e krizës.

Nuk ka dyshim se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen dhe sërish i kujtoi dënimet që Kodi Penal parashikon nëse preket qoftë dhe një qendër votimi.

"Nuk ka shanc teorik jo praktik që të rrëzosh një qeveri legjitime, e dalë nga zgjedhjet ku ti ke qenë pjesë e qeverisë. Nuk ka shans, nuk ndodh. Synimi është gjetkë. Është të vendoset vendi në kushtet e një pamundësie dhe të shkatërrohet themeli i rendit Kushetues."

U ndal dhe tek protesta e djeshme para godinës së qeverisë, më pas para parlamentit dhe në fund para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, dhe i shprehu mirënjohje policisë për punën e saj me përjashtim të dhunës ndaj sekretarit organizativ te PD-se, Sahit Dollapit të cilin e quajti incident i ndodhur në kushtet jo optimale.

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended