Rama me studentët në Vlorë: Qeveria nuk është nënë e babë, universiteti të marrë përgjegjësi
  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim ditën e sotme me studentët e Universitetit ?Ismail Qemali? në Vlorë mbi 'Paktin për Universitetin'. Kreu i qeverisë po diskuton me studentët mbi zbatimin e vendimeve që mori qeveria pas protestës së studentëve.

Gjatë diskutimeve nuk munguan as batutat, teksa Rama mes të tjerash tha se edhe universiteti duhet të marrë përgjegjësi, pasi qeveria nuk është nënë e babë.

'Qeveria nuk është nënë e babë, qeveria ka detyrat e veta dhe nuk i ka të gjitha dhe nuk i bën të gjitha. Jam i lutmur të bëj edhe sektretarin e univesitetit në zyrën time, edhe në 2 të natës. Në 2 të natës vjen mesazhi 'o daku, cfarë do të bëhet me tarifat'. Unë u përgjigjem të gjithave, por për disa gjëra duhet të japë përgjigje rektori' tha Rama.
Recommended