Report TV - Rama: Qeveria s'është privilegj që heq dorë, por përgjegjësi

  • 7 years ago
?Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryetarit të PD Lulzim Basha lidhur me kërkesën e opozitës për krijimin e një qeverie teknike.

Kryeministri foli për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së duke deklaruar se qeveria e mandatuar nga populli nuk është privilegj, por përgjegjësi para qytetarëve.

Ai theksoi se mazhoranca është e gatshme të diskutojë me opozitën adresimin e shqetësimeve për zgjedhjet në Kodin Elektoral nën asistencën e prezencës së OSBE dhe misionit të ODIHR.

"Unë e konsideroj qeverinë përgjegjësi, jo privilegje të cilat i ke dhe heq dorë. Nga kjo përgjegjësi ne nuk mund të heqim dorë sa kohë jemi mandatuar nga populli për t'iu shërbyer njerëzeve.

Nga ana tjetër, çdo gjë në funksikon të adresimit në Kodin Zgjedhor të çdo lloj shqetësimi që mund të ketë opozita në bashkëpunim me OSBE/ODIHR dhe për çdo mekanizëm të ri që mund të krijohet në funksion të garantimit të shqetësimeve të opozitës", u shpreh Rama.

Rama përsëriti dhe ftesën drejtuar kryetarit të PD, për të nisur dialogun në tryezë.

Recommended