Rama: Nuk goditet qeveria por Shqipëria - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë me gazetarët në lidhje me protestën e opozitës.Rama shprehu vlerësime për punën e policisë ndërsa nuk I kurseu sulmet ndaj opozitës.?Në këto momente të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit i kanë sytë mbërthyer tek ekranet dhe faqet e lajmeve si rezultat i gjithë asaj që u shfaq mbrëmë në formën e një manifestimi zinxhir të dhunës. E para është të ruajmë qetësinë dhe vendosmërinë për të mos lejuar që nje grupim i udhëhequr nga verbëria e dëshpërimit të influencojë më shumë sec duhet në mënyrën tonë të jetuarit.  Së dyti dua të shpreh solidaritetin dhe respektin për të gjithë punonjësit e Policisë. Policia e Shtetit në të gjithë këtë zinxhir edhe dje  kur protesta u transpformua në një manifestim brutalk dhe ta zgjatur dhune ka treguar një profesionalizëm dhe qetësi për tu adminuar.?Ai tha se nuk ka shans teorik që të rëzosh një qeveri legjitime nga pushteti. Kreu I qeverisë theksoi se nga kapsollat e hedhura nuk dëmtohet qeveria por Shqipëria.?Nuk goditet qeveria as nga 7 orë as nga 700 orë kapsolla, Molotov lëndëve të paligjshme por goditet përvec policisë së shtetit që u rrezikohet jeta, goditet Shqipëria.?Sipas Ramës një grup njerëzish nuk mund të marrin peng jetët e shqiptarëve.
Recommended