Malaj-Ramës: Më goditët pas shpine por kurrë nuk fituat, epoka juaj po përfundon në mënyrë dështuese

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Anëtari i pezulluar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka goditur shumë herë pas shpine por asnjëherë nuk arriti të fitojë moralisht.


Nga foltorja e Kuvendit, Malaj i lidhi ?inatet? e kryeministrit me kundërshtimin e kandidaturës së Ramës për kryetar bashkie në vitin 2001.

Ai tha se gjithmonë e ka ditur që Kreu i qeverisë nuk kishte asnjë qelizë shtetformuese në vetëdijen e tij.

Arben Malaj: ?Ju zoti kryeministër po rrezikoni të mbeteni kryeministri më i dështuar në historinë e shtetit shqiptar. Kjo të bën xheloz dhe të pashpirt për të goditur mbrapa shpine. Ju kërkova me letër që në 23 korrik 2019 të më thërrisnit në mbledhjen e qeverisë dhe të më dëgjonit ballë për ballë.

Më keni goditur shpesh mbrapa shpine shoku Rama por asnjëherë nuk ke dalë moralisht i fituar. I kam fituar përherë sfidat me ju. Dështimi juaj vjen nga rruga dhe aleatët që i përzgjodhët vetë. Ne që në fillim përzgjodhëm dy rrugë qartësisht të ndryshme. Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/malaj-rames-me-goditet-pas-shpine-por-kurre-nuk-fituat-epoka-juaj-po-perfundon-ne-menyre-deshtuese


Follow RTV Ora



Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL



Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3



For more content from click HERE www.oranews.tv



Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s



Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID



Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp