Vendimi i gjykatës për Bashën: Nuk ekzistonte fakti penal, PD nuk ka paguar 500 mijë dollarë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Tre ditë pasi ka shpallur vendimin për pushimin e akuzave për kreun demokrat, Lulzim Bashën, ish-sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin të akuzuar për falsifikim të formularit të KQZ dhe pastrim parash, gjykata ka zbardhur argumentat se përse mori këtë vendim. Sipas gjyqtarit, Lazer Sallaku, fakti nuk ekziston pasi pavarësisht deklarimeve të Nik Muzin nuk provohet se PD ka dhënë cash 500 mijë dollarë.
Gjykata e Tiranës ka zbardhur të arsyetuar vendimin që pushoi çështjen hetimore ndaj kreut demokrat, Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike,Arben Ristani, dhe financieritIlir Dervishi.
Në një material prej 41 faqesh, gjyqtari Lazer Sallaku ka argumenuar se të dyja akuzat e falsifikimit të formularëve dhe të pastrimit të parave megjithë hetimin e zhvilluar nuk arritën të provohen.
Përsa i përket akuzës së pastrimit të parave, gjykata argumenton se sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se Partia Demokratike nuk ka patur kontratë lobimi me kompaninë 'Biniada Trede'.

Sipas gjykatës, kontrata e Nik Muzin me 'Biniada Trede' s'ka lidhje me interesa të ndonjë partie politike.
Kjo edhe pse në argumentet e prokurorisë Nik Muzin ka deklaruar me anë të leterporosisë se 500 mijë dollarë i ka marrë nga Partia Demokratike .
Por sipas gjykatës nuk provohet nga asnjë dokument që këto para janë dhënë cash nga selia blu te kompania e huaj për të bërë lobim në ShBA.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/zbardhet-vendimi-i-gjykates-bashen-nuk-ekzistonte-fakti-penal

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended