Wake Up/ Biznesi me sytë nga Qeveria, 38 mijë biznese të vogla falimentuan, 125 mijë të papunë
  • 3 years ago
Biznesi fason që kur e goditi kriza e shkaktuar nga pandemia lufton me mungesën e likuiditetit, sigurimin e kontratave te reja, mungesën e fondeve të mjaftueshme për investime, pamundësia financiare për investime të nevojshme në infrastrukturën e duhur dhe të ardhurat në kompani janë në rënie të shoqëruara me shpenzimet në rritje për transportin e punëtorëve, dezinfektimin, maskat, dorezat etj. Shqetësimet e renditura u evidentuan dhe u argumentuan sot në Wake Up nga Edvin Prençe, kryetar i Shoqatës ?Pro Eksport Albania? pas një sondazhi të kryer nga shoqata, e cila bëri anketime në 100 kompani nga 700 fabrikat e regjistruara si fasoneri. Gati të gjitha fabrikat mendojnë se politikat qeveritare duhet të jenë më të theksuara për këtë industri.
Nga ana tjetër, Albert Nasto, kryetar i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm tha se biznesi i vogël po kalon ditët më të zeza, duke marrë parasysh edhe dy goditjet; tërmetin dhe pandeminë por sqaroi se qeveria shqiptare duhet të ndërhyjë me një paketë të tretë financiare. "Ne i kërkojmë qeverisë krijimin e një pakete të tretë financiare që mund të shkojë nga 200-400 milion euro për të shpëtuar biznesin e vogël"- tha Nasto. Llogaritjet e shoqatës tregojnë për 38 mijë biznese të falimentuara që nga muaji janar i këtij viti deri në muajin gusht dhe 125 mijë individë të mbetur të papunë. Biznesi i vogël ka përshëndetur vendimin e f undit të qeverisë për heqjen e tatim fitimit për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë dhe heqjen e TVSH për ato me xhiro deri në 10 milionë lekë. Por thotë se kjo është e pamjaftueshme dhe se qeveria duhet të ndërhyjë urgjent brenda fundit të vitit


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended