TV Ora - "Më quajtën tradhëtar", kërcënohet deputeti Ligoraq Karamelo

  • 5 years ago
#tvora
Vetëm një javë pasi u betua në Kuvend si deputet, Ligoraq Karamelo thotë se është kërcënuar.

Siç bën me dije Karamelo, ai është kërcënuar nga tre persona të cilët kanë tentuar ta godasin dhe e kanë quajtur tradhëtar.

Karamelo: Jam kërcënuar edhe për organizatën që përfaqësoj, u afruan shumë qytetarë të cilët më mbrojtën nga dhuna.

Ndërkohë në lidhje me këtë rast, policia tha se janë shoqëruar disa persona.

"Në datë 19.03.2019, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë është paraqitur shtetasi L.K, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili ka kallëzuar se ditën e sotme është fyer dhe kanosur për shkak të detyrës. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po kryen veprimet proceduriale të rastit. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Fyerja".

Deputeti Karamelo thotë se rastin e ka denoncuar në drejtorinë e Policisë Korçë, e cila ka shoqëruar një person.

Seancën e 13 marsit, Ligoraq Karamelo dhe 6 deputetë të tjerë nga opozita bënë betimin në Kuvend duke marrë mandatin e deputetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mori-mandatin-e-deputetit-kercenohet-ligoraq-karamelo/

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended