Ora News - Deputeti Karamelo: Vendimi për Tahirin aspak ndëshkues, zhgënjeu opinionin

  • 5 years ago
#rtvora
Deputeti i opozitës parlamentare Ligoraq Karamelo, komentoi nga Korça vendimin e gjykatës për ish ministrin Tahiri.

Ai tha se vendimi nuk ishte aspak ndëshkues dhe se ky është fillimi i një procesi të gjatë e të vështirë.

Karalemo shtoi gjithashtu se ishte zhgënjyes për opinionin pasi u përgatit për një sërë akuzash dhe nga ana tjetër nuk u dha ndëshkimi i merituar.

Karamelo: Vendimi për Tahirin inkurajues, por aspak ndëshkues. Ky do te jete fillimi i një procesi te gjate dhe të vështirë, por mbi të gjitha i një procesi që duhet të na inkurajoje, jo të na zhgënjeje.

Vendimi ka mospërputhje mes akuzave të ngritura nga Prokuroria, disa prej te cilave të prekshme dhe të dukshme dhe konkluzionit të gjykatës.

Vendimi për Tahirin ishte zhgënjyes për opinionin e gjerë. Nuk mund te veprohet në këtë mënyrë, duke përgatitur opinionin për një sërë akuzash dhe nga ana tjetër të mos marrë ndëshkimin që meriton.

Karamelo apeloi klasën politike për realizimin e reformës zgjedhore. Ai ftoi edhe opozitën joparalamentare për tu bërë pjesë e procesit.

Karamelo: "Reforma zgjedhore e domosdoshme për integrimin europian të vendit. Nuk ka integrim pa ndryshuar sistemin zgjedhor, pa demokratizuar partitë politike, pa depolitizuar procesin e numërimit dhe votimit dhe pa çuar votën e popullit aty ku është vullneti i tij."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/deputeti-karamelo-vendimi-tahirin-aspak-ndeshkues

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended