Ora News - Vendimi për Tahirin në 'sytë' e mediave botërore
  • 5 years ago
#rtvora
Media prestigjioze Reuters i ka kushtuar një artikull vendimit të gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin e Saimir Tahirit me 5 vite burg të konvertuar në shërbim prove.

"Një gjykatë shqiptare e shpalli fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri të enjten për shpërdorim detyre por të pafajshëm për trafik droge dhe e dënoi me 3 vite provë." Kështu e ka nisur artikullin media e njohur ndërkombëtare.

Reuters shkruan se: "Prokurorët kërkuan që Tahiri, dikur një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Edi Rama, të burgosej me 12 vite burg me akuzën e korrupsionit, trafikut të drogës dhe të qenurit pjesë e një grupi kriminal, në një rast që ka tronditur administratën e majtë."

Media raporton se vendimi për ish-ministrin u mor një muaj para se vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të interesuara ta shohin Tiranën të rrisë luftën e saj kundër korrupsionit, të takohen për të vendosur nëse do të mbështesin ofertën e Shqipërisë për të filluar bisedimet e pranimit të rekomanduara nga Komisioni i BE.

"Gjykata tha që nuk jam kriminel apo trafikant droge dhe nuk jam pjesë e një grupi kriminal, por më shpalli fajtor për shpërdorim detyre sepse kam përdorur të njëjtën makinë me disa kushërinj,"-citon Reuters deklaratën e Tahirit para gazetarëve pas vendimit të gjykatës, që u dha 6 orë më vonë sesa ishte planifikuar.

Deputetët socialistë hodhën poshtë thirrjet për ti hequr imunitetin ish-ministrit të brendshëm nga ndjekja penale vitin e kaluar por Tahiri hoqi vetë dorë në maj të 2018, pasi shtetet e BE kërkuan nga Tirana që të luftonte seriozisht korrupsionin nëse dëshironte ti bashkohej unionit, shkruan Reuters.

Gjithashtu media raportoi edhe mbi karrierën e Tahirit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vendimi-tahirin-ne-syte-e-mediave-boterore

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/Y-kImEqr2oE

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended