Ora News - Sulmon Ramën në foltore, deputeti Hasa refuzon të dalë nga salla e kuvendit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Mësohet se deputeti Hasa i ka thënë Ramës: "Këto i ke nga studentët".

Pas kësaj situate tensioni, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpreu seancën dhe kërkoi përjashtimin e deputetit Hasa.

Momentet e tensionit

Ora 10:30 Tension në Kuvend.

Deputeti i PD-së i është afruar kryeministrit Rama i cili doli në foltore menjëherë pasi foli kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Pas kësaj situate, në orën 10:50 kreu i PD, Lulzim Basha dhe ish kryetari i PD Sali Berisha u larguan nga salla.

Rama po deklaronte: Basha u kthye me mandate të pjekura por jo të djegura. Vetë do të shkoj të vazhdoj dialogun e vështirë me studentët" kur deputeti demokrat Endri Hasa ka tentuar ta godasë me vezë kryeministrin Rama duke i percjelle mesazhin se e kishte nga studentet.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tension-ne-kuvend-deputeti-i-pd-se-tenton-ta-qelloje-me-grusht-ramen

Recommended