Ora News - Mazhoranca rrëzon Metën për buxhetin, opozita largohet nga salla e Kuvendit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Sikundër kishin paralajmëruar, mazhoranca në Kuvend rrëzoi të entjen (20 dhjetor) dekretin e presidentit Meta për buxhetin e 2019.

76 deputetë votuan kundër dhe 22 pro. Pas votimit, deputetët e opozitës lanë sallën e Kuvendit.

Në rend ditë ishte dhe votimi për i ligjit për heqjen e roamingut.

"Nuk e kuptoj pse opozita bojkoton votimin e ligjit roaming. Heqja e roamingut na ofron me Kosovën" u shpreh Balla.

Ligji përfshin edhe tarifat e shërbimeve të lidhura me roaming-un ndërkombëtar. Ky ndryshim ligjor mundëson që roaming të hiqet edhe me vendet e tjera. Ai krijon hapësirën e duhur për AKEP-in, për rregullimin e tarifave të roaming-ut ndërkombëtar.

Seanca parlamentare rinisi me debate të forta edhe gjatë pasdites. Kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk pranoi të merrte fjalën duke kërkuar të futej media në sallë.

Ruçi: Vazhdojmë zoti Basha.

Basha: Fut mediat në sallë dhe rifillojmë nga fillimi.

Ruçi: Kam njoftuar që në fillim të seancës, media të hyjë brenda. Nuk jam unë që siguroj median.Nuk dal pazarit të grumbulloj median.

Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, njoftoi se PS ka paditur deputetin Endri Hasa pas goditjes me vezë të kryeministrit Rama në seancë.

Balla: Zoti kryetar është e rëndë ajo që një përfaqësues i grupit parlamentar të PD ka bërë sot në seancën e Kuvendit. Kemi qenë të gjithë këtu në parlament. Por kurrë zotëria atje që ka qenë kryeministër nuk është goditur në atë formë nga një deputet i opozitës, kurrë, asnjëherë. Unë do ti kërkoja PD të kërkojë ndjesë për aktin e turpshëm dhe dua t'ju informoj se ndaj deputetit në fjalë bazuar në kodin penal do të depozitojmë një kallzim penal për shpërdorim detyre dhe goditje për shkak të detyrës ndaj deputetit Endri Hasa.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, foli për protestën e studentëve, duke thënë se kërkesat e tyre janë të drejta.

Kryemadhi: Mua më vjen shumë keq për zyshën time, Lindita Nikolla, e cila është dendur në ilaçe sepse nuk po e suporton dot më, sepse do të ikë një orë e më përpara, të lëshojë karrigen e ministrit, sepse nuk ka pse të mbajë ajo mbi kurriz 140 mijë studentë shqiptarë se nuk i do qejfi, apo Edit ?Edi?.

E prerë ishte Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, duke akuzuar opozitën për shpifje.

Nikolla: Shpifja gargarë në gojën tuaj mendoni se është mënyra më e mirë për të bërë votat për nesër apo kujtoni se do më zmbrapsni mua të ul kokën për baltën tuaj. Gaboheni. Koha po flet dhe do të flasë për rezultatet tona në arsim.

Këtu do të jemi dhe do të shohim të gjithë.Do të flas dhe për vendimmarrjet e mia, ndryshe nga Ministrat tuaj sa në presionin e partisë, sa në presionin e korrupsionit. O sa rehat kanë qenë, e lanë tërë sistemin arsimor krejt në rënie të lirë.

Në këto 5 vite kemi ndërmarrë reformë sistemike. Ka ende shumë rrugë drejt cilësisë. Por sot këta studentë protestues nuk konkurohen nga Universitete piramida. Më thoni një reformë modernizuese të sist...

Recommended