RTV Ora - Ekskluzive/ Deputeti Kujtim Gjuzi: "Edi Rama është më i zoti se unë!"

  • 5 years ago
#rtvora
Ai është një nga personazhet më kontravers që ka Kuvendi. Po flasim për një nga deputetët më të rinj në Kuvend, kreun e Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, i futur si deputet nga listat e Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit.

Teksa i drejtohej sallës së Kuvendit për seancën e të enjtes (16 maj), Gjuzi në një prononcim ekskluziv për emisionin "BOOM" në RTV Ora Gjuzi u zu ngushtë kur u pyet rreth rendit të ditës.

Gjuzi: Me thënë të drejtën në këto momente unë do të shkoj të njihem sepse siç e keni parë unë kam qenë në zonë. Edhe mbrëmë që kam qenë në një studio televizive isha me veshjen që kam qenë në zonë. Nuk kam pas asnjë lloj mundësie me u fut në komjuter dhe me pa diçka.

Me telefonin 7 mijë euro në dorë, ai tha se kolegët deputetë nuk kanë pse të jenë xhelozë për të.

Gjuzi: Deputetët e parlamentit nuk kanë arsye që të jenë xhelozë sepse ata janë të gjithë më të mirët sepse nuk e kanë lëshuar parlamentin që do të thotë Republika e Shqipërisë do parlament, prandaj e kemi Republikën.

E teksa në intervista të ndryshme ka rrëfyer se me profesion është rrobaqepës dhe madje ka qepur edhe rroba për kryeministrin Rama por që më vonë sipas tij i "vodhi" profesionin", Gjuzi kur pyetet se cili është më i zoti ai apo Kryeministri në këtë fushë, ai jep këtë përgjigje:

Gjuzi: Ishte një pyetje sarkazëm, unë them që Rama që është bërë Kryeministër është përherë më i zoti.Është Kryeministri, është më i zoti.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ekskluzive-deputeti-kujtim-gjuzi-edi-rama-eshte-me-i-zoti-se-une
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended