Report TV -Kërcënohet deputeti Karamelo: Më shpëtuan qytetarët

  • 5 years ago
Kërcënohet me jetë deputeti Ligoraq Karamelo. Vetëm pak ditë pasi mori mandatin nga lista e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, Karamelo është ndalur rreth orës 15:00 të ditës së sotme nga tre persona para Katedrales, të cilët e kanë quajtur tradhtuar që do të japë llogari pse pranoi që të merrte mandatin.

Në një intervistë për Report Tv, deputeti thotë se tre personat e kanë ndjekur, ndërsa pas kërcënimeve, sharjeve dhe ofendimeve ka pasur edhe konfrontim fizik, por falë ndërhyrjes së qytetarëve ka shpëtuar. Kjo nuk është hera që parë që kërcënohet, pasi deputeti thotë se ditët e fundit ka ndodhur e njëjta gjë në rrjetet sociale vetëm se pranoi mandatin.

Karamelo thotë se nuk i njeh autorët, por mes zyrtarëve të denoncuar në ditët e fundit ka edhe të Partisë Demokratike në degën e Korçës, të cilët kanë shkruar kundër tij në rrjetet sociale. Megjithatë, deputeti Karamelo shprehet i vendosur për të mos u tërhequr nga vendimi që mori për të qenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë nga listat e PD-së. Policia njofton se ka shoqëruar disa persona për ngjarjen dhe po kryen veprimet procedurale të rastit.

Recommended