Report TV -Zgjedhorja, Gjiknuri: PD të bashkohet! Hajdari: Një mandat deputeti kushton 1 mln €
  • 5 years ago
Komisioni i rifromatuar për reformën zgjedhore u mblodh sot për herë të parë. Në praninë e përfaqësuesve të gjithë ambasadorëve në Shqipëri, përfshirë të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Leyla Moses-Ones, ky Komision nisi nga sot nga puna, në fokus të së cilit janë tre pika kryesore: Adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR; rishikimin e ligjit të partive politike dhe gjetjen e mekanizmave të duhura për të krijuar besimin e qytetarëve tek Institucionet dhe Administrata.

Në fjalën e tij, bashkëkryetari Damian Gjiknuri ka pasur një ftesë të hapur për opozitën jo parlamentare, për të dërguar vëzhguesin e tyre në këtë Komision. AI ka theksuar se opozita e ka derën e hapur për t'iu bashkuar kolegëve të tyre në çdo kohë që e mendon të arsyeshme. "Do të vazhdojmë pavarësisht mungesës së vullnetet, kanë një karrige bosh në çdo kohë që duan të marrin pjesë. Kjo është një ftesë e hapur, edhe pse kanë zgjedhur një rrugë jo demokratike. Jam i bindur që një ditë do të ndodhë, pavarësisht nga retorika e çastit", tha Gjiknuri.

Ndërkohë, kryefjalë e deklaratës së bashkëkryetares tjetër të këtij komisioni, Rudina Hajdari, ka qenë konsensusi politik. Sipas saj, vendi ka nevojë urgjente për një sistem të ri politik, me politikanë që vijnë në parlament nëpërmjet votës së qytetarëve dhe jo nga blerja e mandatit.

"Ndryshimi i sistemit politik, është i dominuar nga antikushtetutshmëria. Klasa politike nuk është e përfaqësuar vërtetësish nga njerëzit, shqiptarët janë të interesuar për këtë reformë. kjo reformë kërkon një vullnet të gjerë politik. Kemi para në dekada që komisionet nuk kanë krijuar reforma të mirë. Duke marrë parasysh sfidën e madhe, mendoj që fakti që jemi ulur këtu sot tregon që ka një konsensus të gjerë për të bërë ndryshim të sistemit aktual. Zgjedhjet e 2013,2015,2017 kanë qenë problematike dhe janë zgjidhje që janë përdorur nga partitë e mëdha si industri e riciklimit të pushtetit të tyre dhe kjo është munduar edhe nga sistemi politik. Kemi arritur në një pikë kur një mandat kushton 1 mln euro. Sot nuk mund të futesh në parlament pa pasur fonde, kemi një treg të zi të shitblerjes së votës. Ne jemi të vetëdijshëm që duket të arrijmë një konsensus politik që të gjithë shqiptarët të përfaqësohen në parlament dhe që pjesë e tij të jenë njerëz më të mirë", tha Hajdari.
Recommended