Gjoni kërkon shkarkimin nga 'Zgjedhorja', Gjiknuri: Ofrohem si Presidenti për vetëzgjidhje
  • 5 years ago
bashkëkryetar të Komisionit të Reformës Zgjedhore, pasi i doli emri në përgjimet e Dibrës. Ai tha se 'moralisht nuk shkon që, ndërkohë ne si opozitë jemi të bashkuar në këtë temë përsa i përket sistemit zgjedhor, bashkëkryetari i këtij komisioni të jetë një person që del në përgjime dhe përflitet për manipulim të votave.

Është e turpshme të flasim për reformë në drejtësi dhe të kërkojmë reformë zgjedhore, kur emri i kryetarit të komisionit përflitet për blerje votash. Moralisht ju si grup duhet të mbani përgjegjësi për të gjithë këta emra që kanë dalë në përgjimet e fundit" tha ai.

Ndërsa deputeti socialit, bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri replikoi duke thënë se nëse vjen opozita jashtë parlamentit në komision ofrohem si Presidenti për vetëzgjidhje. "Si duket cdo opozitë për t'u bërë e rëndësishme do ndonjë armik apo qëllim, ata jashtë parlamentit janë me 'Rama ik', këta këtu me 'Damiani ik'.

Nëse vjen PD-ja në komisionin e reformës zgjedhore. Dialogu nuk bëhet fjalë vetëm për ju, është edhe për opozitën jashtë parlamentit, atë të rrini si çeço do të jetë ajo, kur të vijnë ata, patjetër nga 'Rama ik' në 'Damiani ik', unë ofrohem si Presidenti për vetëzgjidhje, nuk ka problem, mos kini merak" tha ai.
Recommended