Kërkesa për shkarkimin e saj nga 'Zgjedhorja'/ Hajdari: S'jam kundër zëvendësimit me Murrizin

  • 4 years ago
TIRANË- Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari shprehet se nuk është kundër zëvendësimit të saj me Muslim Murrizin në postin e bashkëkryetares në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Në një intervistë për Report Tv me gazetaren e Klesiana Omeri, Hajdari tha se ajo është ulur dhe ka diskutuar me Murrizin dhe thekson se janë të unifikuar në qëndrimin e tyre për ndryshim sistemi dhe lista të hapura. Ajo e përkufizon veten si një politikane shumë ndryshe nga të tjetër, që nuk lufton kurrsesi për poste dhe kolltuqe, por për  interesin e qytetarëve.

"Ju garantoj që bashkë me zotin Murrizin jam ulur dhe jemi në bisedime të vazhdueshme, kemi një qëndrim sa i përket kësaj betejes që kemi bashkarisht, postet nuk kanë rëndësi, unë jam ndryshe nga politikanët ndryshe nga të tjerët se shpesh bëj luftë me ta me mënyrën se si duhet të bëjmë përpara, por kjo nuk do të thotë që ata mirëkuptojnë apo dyshojnë në betejën për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Është një gjë që për mua ka pak rëndësi, do ta shikojmë në vijim se kush është në atë post nuk ra rëndësi, rëndësi ka që ne të arrijmë objektivin", tha Hajdari për Report Tv.

Duke u ndalur te ngërçi i krijuar për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore, ku dje braktisi tryezën e Këshillit Politik,  Hajdari tha se diskutimet kanë marrë një tjetër rrjedhë, po flitet për tendera dhe jo për kodifikimin e kësaj marrëveshjeje.

"Sa i përket këtij procesit të tenderimeve duhet të merren ekspertët, ne duhet të merremi me kodifikimin e marrëveshjes. Nëse flasim për tenderimet e kanë ligjet, jo me Kodin Zgjedhor. Nuk u ra dakord, kishte mendime të ndryshme, të rrinë në tryezë për orë të tëra për gjera të paligjshme është e padrejtë, s'duhet të flasim për kompanitë që do marrin tenderat e identifikimit biometrik. Sot mora konfirmimin e shoqërisë civile për këtë çështje, nuk është kauzë e opozitës parlamentare, por e të gjithë popullit, vetëm kështu mund të fitojmë këtë betejë.  Nuk e di si do sillen ndërkombëtarët në këtë mes, e rëndësishme është që Reforma të mos qëndrojnë me një marrëveshje që nuk është një reformë e plotë", tha Hajdari.

Recommended