Plani i integrimit me 15 pika/ Nga 'Zgjedhorja' te ligji i medias, 7 pikat e para për Konferencën

  • 4 years ago
Report TV ka zbardhur planin e integrimit, i cili u prezantua në Këshillin Kombëtar të Integrimit. Plani lidhet me 15 rekomandime, nga të cilat 7 janë të nevojshme të përmbushen deri në mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ndërsa, sipas Cakajt 8 kushtet e tjera duhet të reflektohen në kornizën negociuese që janë detyrat e Shqipërisë në gjithë procesin negociator.